Qysh në muajt e parë të pushtimit të termocentralit bërthamor në Zaporizhia në vitin 2022, kompania ukrainase "Energoatom" raportoi se ushtria ruse ndoshta kishte minuar centralin dhe bregun e rezervuarit të Kahovkës, uji i të cilit përdoret për të ftohur centralin. Pas shkatërrimit të murit të digës nga ushtria ruse në fillim të qershorit, Kievi njoftoi se okupatorët kishin minuar edhe pellgun e ftohjes. Tani Shtabi i Përgjithshëm ukrainas paralajmëron se rusët kanë ngjitur në dy blloqe të centralit bërthamor edhe "objekte të ngjashme me pajisje shpërthyese".