Top News – Bota me sytë nga Ukraina…Po perfeksionon dronët e luftës në tokë, ajër dhe det
22/10/2025 15:22

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, SBU, ka prezantuar versionin më të fundit të dronit të tij detar "sea baby", i cili thotë se mund të operojë në distanca mbi 1,500 km dhe të mbajë një ngarkesë deri në 2,000 kg, afërsisht dyfishi i limitit të mëparshëm. Përmirësimet shënojnë zhvillimin më të fundit në sistemet e armëve pa pilot që po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në luftën me Rusinë, ndërsa të dyja palët garojnë për të qëndruar përpara në luftën me dronë në tokë, në ajër dhe në det. Dronët ajrorë kanë tërhequr vëmendjen për numrin e madh të përdorur në luftë dhe për fuqinë e tyre shkatërruese, por Ukraina ka pasur sukses të konsiderueshëm edhe në det duke përdorur ato që janë në thelb anije të vogla, të shpejta dhe pa pilot. Ajo ka neutralizuar thuajse të gjithë flotën ruse në Detin e Zi, duke shkatërruar disa anije dhe duke i detyruar të tjerat të largohen nga gadishulli i Krimesë dhe larg bregdetit të Ukrainës, ndërsa Kievi kërkon të mbajë të hapura rrugët kryesore tregtare civile për në Evropë. "Ne kemi nevojë që flota jonë tregtare të lundrojë, të punojë, të mbajë ekonominë në lëvizje, në mënyrë që rusët të mos mund ta arrijnë atë", tha SBU. Përtej dronëve "kamikazë", dronët detarë të Ukrainës mund të mbajnë edhe sisteme armësh me telekomandë, duke përfshirë lëshues raketash të shumëfishtë dhe armë për përdorim kundër mjeteve detare armike. Shërbimi i sigurisë i Ukrainës tha se versione të ndryshme të dronëve të tij detarë kishin goditur 11 anije ruse që nga fillimi i luftës në 2022. Dronët "Sea baby" gjithashtu u përdorën edhe për sulme mbi urën strategjike që lidh Krimenë me kontinentin rus. Ndërkohë, vende të tjera po i kushtojnë vëmendje betejave me dronë në detin e zi, duke nxjerrë mësime e duke shqyrtuar mundësinë që ata të përdoren edhe në ujëra të tjera. Presidenti ukrainas, volodimir Zelenski ka thënë ndërkohë se ukraina ka nevojë aktualisht për gjysmën e 4 mijë dronëve detarë që prodhon duke hapur dritën jeshile për shitjen e tyre.

Top Channel/ Vrasja e “El Mencho” në Meksikë dhe lista e re e trafikantëve më të kërkuar të drogës
24/02 15:44
Top Channel/ Përvjetori i luftës në Ukrainë, Rutte: “Ka nevojë për më shumë ndihma”!
24/02 15:29
Top Channel/ Krimi në SHBA në nivelin më të ulët historik? BBC verifikon Trumpin!
24/02 15:24
Top Channel/ Ekstradime nga Anglia/ Dy shqiptarë pranojnë kthimin për t’u përballur me drejtësinë
24/02 15:21
Top News – Trump ‘po lajthit’ me moshën…Shumica e amerikanëve të shqetësuar, sondazh i Reuters
24/02 15:15
Top News – Evakuohet në një vend të sigurt / Frikë për kryeministrin australian, kërcënim i panjohur
24/02 15:11
Top News – ‘El Menchon’ e ‘tradhëtoi’ e dashura / Takimi romantik çoi në vrasjen e bosit të drogës
24/02 15:06
Top News – Franca ‘bllokon’ krushkun e Trumpit / Ambasadori amerikan nuk ka akses në qeveri
24/02 14:45
Top News – Sulmon Iranin nga baza në Portugali/Avionët ulen e ngrihen, SHBA intensifikon aktivitetin
24/02 14:05
Top News – Brenda bunkerit të Zelenskit / Nga atje ai udhëhoqi përgjigjen ndaj pushtimit rus
24/02 14:00
Top News – Dronët, ‘mbretërit’ e fushës së betejës /‘Lanë pa punë’ tanket në 4 vite luftë në Ukrainë
24/02 13:00
Top News – Ukraina, 4 vite në këmbë / Zelenski: Putin ka dështuar, ne mbrojtëm pavarësinë
24/02 12:59
Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
Top Channel/ 10%, hyn në fuqi tarifa globale e Trump-BBC: SHBA ka mbledhur 130 mld dollarë!
24/02 11:29
Top Channel/ Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës!
24/02 11:27
DIGITALB DIGITALB