Bota e modës ka humbur padyshim një nga ikonat më të mëdha të të gjitha kohëave. Stilisti italian Giorgio Armani, ka ndërruar jetën në moshën 91 vjeçare në shtëpinë e tij. I lindur në Itali në vitin 1934, ai u rrit në qytetin e Piacenzës me vëllanë dhe motrën e tij. Pasi shërbeu në ushtri, ai filloi karrierën e tij në modë në shtëpinë italiane të modës Nino Cerruti. Më shumë se 10 vjet më vonë, ai bashkëthemeloi markën e tij të modës me të njëjtin emër me Sergio Galeotti-n në Itali në vitin 1975, duke e zgjeruar atë gjatë viteve 1970 dhe 1980 dhe duke e rritur atë në një markë të njohur globalisht.