Liderët botërorë po dështojnë që të përgatiten për një epokë të re komplekse dhe shpesh të paparashikueshme për paqen, ndërsa rreziqet për mjedisin dhe sigurinë janë në rritje, thuhet në një raport të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime rreth Paqes, SIPRI, me bazë në Stokholm. Raporti, i titulluar “Ambienti i Paqes: Siguria në epokën e re të rreziqeve”, ofron disa rekomandime për ligjvënësit, për të tejkaluar këtë periudhë paqëndrueshmërie.