Autoritetet boshnjake kanë bllokuar fluturimin e Zëvendëskryeministrit të Serbisë Aleksandër Vulin, në drejtim të shtetit të tyre. Shkak për këtë janë bërë deklaratat që ky I fundit ka bërë vazhdimisht ndaj Bosnjë Hercegovinës. Lajmi është dhënë nga Ministri I Jashtëm Boshnjak, Elmedin Konakoviç, I cili tha se kërkesa kishte mbërritur të premten në mbrëmje duke anashkaluar procedurat.