Katër shqiptarë janë gjetur fajtorë nga gjykatat britanike për rrëmbimin dhe torturimin e një shtetasi italiane, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti. Sipas mediave britanike, shqiptarët Ervis Ademi, Xhekson Malollari, Mariglen Elezi dhe Hydajet Kadriu u shpallën fajtorë për rrëmbimin e një 30-vjeçari italian dhe mbajtjen e tij për 36 orë në një apartament në veri-perëndim të Londrës. Hetimet provuan se katër shqiptarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin futën në kurth italianin në një bar të Londrës dhe më pas e rrëmbyen për një borxh droge prej 40 mijë paundësh, që u kishte një mik i viktimës.