Pas Francës dhe Gjermanisë, edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i është bashkuar thirrjes për zgjedhje të reja në Veri të Kosovës, përkatësisht në 4 komunat me shumicë serbe. Ai thekson se në zgjedhjet e reja në veri, duhet të sigurohet patjetër pjesëmarrja e komunitetit serb, teksa bën thirrje për nisje të menjëhershme të punës për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri.