NATO “nuk mund të jetë një aleancë a la carte ku mund të zgjedhësh cfarë të duash”. Kështu tha të hënën shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi Donald Trump minimizoi përkushtimin e tij ndaj ombrellës së sigurisë së NATO-s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president. Deklaratat e Trumpit nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara.