Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka informuar ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditët e fundit në Prishtinë dhe në Beograd. Ai ka ndare detaje me ministrat nga vizita në Prishtinë dhe Beograd e të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, së bashku me të dërguarin amerikan, [Gabriel] Esccobar, dhe me këshilltarët e politikës së jashtme të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë".