Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se grushtet e shtetit në Afrikë nisen nga duart e presidentit rus Vladimir Putin. Ai shkroi këto deklarata në një blog në faqen e internetit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, teksa hodhi poshtë akuzat për ndërhyrje të BE-së në grushtin e shtetit në Niger. “E vetmja ndërhyrje për të cilën mund të flasim sot është përmbysja ushtarake e presidentit të zgjedhur dhe ndërhyrja e Rusisë imperialiste, e cila dëshiron të përdorë regjimet afrikane si pengje në lojën e saj globale të shahut”, tha kreu i diplomacisë evropiane.