Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të shtunën se kishte ndaluar hyrjen në këtë vend të Kryeministrin britanik Boris Johnson, sekretares së Jashtme Liz Truss, sekretarit të Mbrojtjes Ben Ëallace dhe 10 anëtarëve e politikanëve të tjerë të qeverisë britanike. Zyrtarët rusë thanë se masa ishte në përgjigje të asaj që Moska e cilësoi si veprim të pashembullt armiqësor nga ana e qeverisë britanike, në veçanti me vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë.