Boris Johnson do të hyjë në garë për të zëvendësuar Liz Truss si kryeministre britanike, tha sekretari për irlandën e veriut Kris Heaton Harris për Sky Neës duke konfirmuar se ish lideri ka mbështetje të mjaftueshme nga ligjvënësit për të kapërcyer pragun e nevojshëm prej 100 votash. I pyetur nëse Johnson do të kandidojë, Heaton Harris tha: Po mendoj që po. “Ne i kemi numrat, ky nuk është një problem”, shtoi ai.