Zonat malore në Qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës në orët e para të mëngjesit. Temperaturat kanë rënë në nivelet 3°. Reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit. Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.