Bordi i Transparencës ka vendosur të mbajë të pandryshuar çmimin e tregtimit të vajit të lulediellit. Tregtarët do vijojnë ta shesin vajin me shumicë me 315 lekë dhe në supermarket do të ketë çmimin 321 lekë. Çmimi i shitjes së vajit ka qëndruar konstant për dy javë rresht dhe do të mbetet i tillë deri në një tjetër vendim të bordit. Që prej nisje së luftës mes dy Rusisë e Ukrainës, vendi ynë ndjeu efektet e para në rritjet e cmimeve të shportës por edhe të hidrokarbureve. Cmimi i vajit të lulediellit pësoi rritjen më të madhe, ku në muajin mars u tregëtua me 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt.