Ka ndryshuar sërish çmimi I hidrokarbureve në vendin tone, duke shënuar një rritje prej 5 lekësh në vetëm 2 ditë. Sipas vendimit të marrë nga Bordi i Transparencës këtë të enjte, nafta do të shitet me 221 lekë me pakicë nga 216 që ishte dy ditë më parë. Vendimi për këtë rritje justifikohet nga Bordi me rritjen e çmimeve në bursën Platts Mediteran të datës 10.08.2022, ku benzina u rrit me + 23$/ton dhe Gazoili u rrit me + 45 $/ton nga data 08.08.2022