Kushtet atmosferike janë përkeqësuar këtë të premte, ku raportohet se Qarku i Shkodrës është zbardhur nga reshjet e borës. Në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu. Ndërkohë deri më tani nuk paraqiten probleme në lëvizjen e drejtuesve. Ndërkohë në Qafë Thorë, në lartësi mbi 1200m ka reshje bore. Raportohet se borëpastrueset po mbajnë të hapur aksin Bogë - Theth. Lëvizja drejt këtyre pikave turistike sugjerohet të bëhet vetëm me automjete me zinxhirë dhe goma dimërore.