Top News – Bombat thërrmuese, ‘sukses’ në Ukrainë / SHBA konfirmon: Po përdoren në fushëbetejë
21/07/2023 11:59

Shtëpia e bardhë ka konfirmuar se ukraina po përdor bombat thërrmuese amerikane kundër forcave ruse në vend. Zëdhënësi i sigurisë kombëtare, John Kirby tha se vlerësimet fillestare sugjerojnë se këto bomba po përdoren me efikasitet mbi pozicionet mbrojtëse të rusisë dhe në operacione të tjera. Bombat thërrmuese shpërndajnë shumë bomba më të vogla që mbartin brenda tyre dhe janë të ndaluara në më shumë se 100 shtete për shkak të kërcënimit që ato paraqesin për civilët. SHBA ka pranuar tia japë ato Ukrainës me qëllim që ta ndihmojë atë të avancojë në front. Ukraina ka premtuar që bombat do të përdoren vetëm për të goditur pozicionet armike në vend. “Ata po i përdorin ato sic duhet”, tha Kirby. “Po i përdorin ato me efikasitet dhe në realitet këto municione po lënë gjurmë në formacionet mbrojtëse të rusisë dhe manovrat e tyre”, tha ai. SHBA vendosi të dërgonte bombat thërrmuese në ukrainë pasi vendi paralajmëroi se po mbetej pa municione gjatë kundërofensivës verore të tij, që ka qenë e ngadaltë dhe më e kushtueshme nga sa ishte shpresuar. Presidenti Joe Biden e quajti vendimin shumë të vështirë ndërsa aleatët e tij, britania e madhe, kanadaja, zelanda e re dhe spanja, kundërshtuan përdorimin e tyre. Pjesa më e madhe e municioneve të dërguara janë predha artilerie me një përqindje të ulët të bombave të vogla që nuk shpërthejnë menjëherë dhe që mund të mbeten një rrezik për vite të tëra. Armët janë efikase kur përdoren kundër trupave në llogore dhe në pozicione të fortifikuara, pasi ato bëjnë zona të gjera, shumë të rrezikshme për të lëvizur, deri sa të pastrohen. Edhe rusia ka përdorur bomba të ngjashme në ukrainë, madje edhe në zona civile.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02