“Unë i dëgjoj Canadair-ët para se t’i shoh ata. Kur ndodh kjo e di se ka një zjarr diku afër”, thotë Adriana. Ajo jeton në Terrasini, afër kryeqytetit të sicilisë, palermo. Është një pjesë shumë e bukur e ishullit, ku kodrina i lë vendin brigjeve shkëmbore që kridhen në blunë e mesdheut. Por, ashtu si edhe pjesa tjetër e evropës jugore, Sicilia po përballet me zjarret këto kohë.