Katër bombardues amerikanë me rreze të gjatë veprimi B-52, mbërritën në britaninë e madhe ndërkohë që tensionet diplomatike janë në pikë vlimi mes perëndimit dhe rusisë. Avionët ikonikë ushtarakë amerikanë u ndalën në bazën e forcave ajrore mbretërore Fairford në Glaucestershire, dhe në bordin e tyre ishte edhe ekuipazhi i nevojshëm dhe personeli i logjistikës. B-52, të njohur edhe si Stratofortress, është një bombardues i rëndë me rreze të gjatë veprimi që është përdorur nga ushtria amerikane që nga viti 1955. Ai mund të mbajë armë bërthamore ose armë konvencionale shumë precize.