Një sulm ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit ka vrarë të paktën tre persona, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit, teksa seria e sulmeve izraelite ka rritur shqetësimet për një prishje të armëpushimit të brishtë mes Tel Avivit dhe Hezbollahut. Sulmi ishte i dyti në zonën e njohur si Dahie, ku Hezbollahu ka një prani të forte. Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një operativ të Hezbollahut, të cilin e akuzon se ka ndihmuar Hamasin të planifikonte një sulm kundër civilëve izraelitë. Presidenti i Libanit Josef Aoun dënoi sulmin, duke e quajtur atë një paralajmërim të rrezikshëm. Kryeministri libanez Nauaf Salam tha se ishte një "shkelje flagrante" e armëpushimit. Ushtria dhe agjencitë izraelite të sigurisë konfirmuan sulmin, ndërsa nga Hezbollahu dhe Hamasi nuk pati reagime. Veç Libanit, Izraeli ka ndërmarrë edhe një seri sulmesh në Gaza, ku më i fundit i tyre la të vrarë të paktën 15 punonjës humanitarë të OKB.