Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me raketa të forcave ruse që goditi Kievin gjatë orëve të natës, njoftuan autoritetet lokale. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitalii Klitschko, dhe kreu i Administratës Ushtarake të Qytetit, Timur Tkachenko thanë se sulmet shkaktuan zjarre dhe dëme të konsiderueshme në disa ndërtesa.