Lajmi për rrëzimin e avionit në bordin e të cilit ndodhej shefi i Ëagner-it, Yevgeny Prigozhin, ishte i papritur dhe ngriti pikëpyetje të mëdha. Në bord ndodhej edhe zëvendësi i tij, Dmitriy Utkin dhe anëtarë të tjerë drejtues të kompanisë private ushtarake. Mendimi i parë në mendjen e shumëkujt, pas dëgjimit të lajmeve, ishte ai i një sulmi të qëllimshëm për të goditur kupolën e Vagnerit që guxoi në fund të qershorit të sfidonte Vladimir Putinin, duke nisur një marshim drejt Moskës.