Top News/ Bojkoton Kuvendin, por jo pagat / Lista Serbe, pesë minuta në seancë çdo gjashtë muaj
15/02/2024 14:04

Pas gjashtë muajsh, dhjetë deputetët serbë shfaqen për disa minuta në seancën e Kuvendit të Kosovës, që të mos u hiqen mandatet për mospjesëmarrje, dhe më pas ngrihen, largohen dhe zhduken për gjashtë muajt e ardhshëm. Hera e fundit kur u paraqitën shkurtimisht në Kuvend, ishte më 8 shkurt. Nga dhjetë vendet në kuvend, që Kushtetuta e Kosovës ia garanton komunitetit serb, nëntë i takojnë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit. Deputeti i dhjetë vepron si i pavarur, por është anëtar i grupit parlamentar “Lista Serbe”. Për këtë “veprim strategjik”, siç e kanë cilësuar më herët bojkotimin e institucioneve të Kosovës, ata marrin çdo muaj pagën e deputetit, në vlerë prej rreth 1.800 eurosh. Kjo do të thotë se për këta deputetë, nga buxheti i Kosovës ndahen çdo vit rreth 200 mijë euro. Shumica e këtyre deputetëve, përveç mandateve në Kuvendin e Kosovës, kanë poste edhe në institucionet e Serbisë dhe, rrjedhimisht, të ardhura të dyfishta. Këta deputetë të Listës Serbe i morën mandatet e tyre në mes të nëntorit 2022, dhjetë ditë pasi paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje. Në atë kohë, pati dorëheqje masive të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar automjetet me targa serbe në targa të Kosovës. Megjithatë, ky vendim rezultoi të ishte i nxituar, sepse në atë rast ata do t’i humbnin vendet e tyre në Kuvend dhe ato do t’u kalonin serbëve të partive të tjera, që morën pjesë në zgjedhje.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00