Bojkotit të opozitës në reformën territoriale, socialistët i përgjegjen me zhbërjen e formulës së bashkëkryesisë. Sikurse deklaroi kryetari Arbjan Mazniku, socialistët zyrtarizuan kërkesën për zhbllokimin e punimeve të komisionit të posaçëm. Në dokument kërkohet që nga 17 deputetë anëtarë, shumica pra nëntë prej tyre të vijnë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, gjashtë nga Partia Demokratike, një nga Partia e Lirisë dhe një nga grupi parlamentar aleanca për ndryshim. Ky ndryshim në ndarjen e karrigeve do bëntë që kuorumi i nevojshëm të plotësohej vetëm me prezencën e socialistëve, dhe puna për reformën të avanconte, me apo pa opozitën.