‘Tkurrja’ e hartës gjyqësore nxiti revoltën e avokatëve në të gjithë vendin. Duke nisur nga kjo e martë, më shumë se dy mijë avokatë në gjithë vendin do të bojkotojnë proceset gjyqësore. Krahas problematikave të aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtëisisë, avokatët kujtojnë edhe modelin e dështuar me një gjykatë apeli, i cili gjeti zbatim më parë në vendin tonë. Dhoma e Avokatisë në Korçë gjithashtu konfirmoi bojkotin ndaj gjyqësorit. Me ndryshimet e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në Korçë mbyllet gjykata e shkallës së parë në Pogradec si dhe gjykata administrative dhe ajo e apelit, duke rritur rrezikun e zvarritjes së dosjeve gjyqësore.