Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Elbasanit, Luciano Boçi ka falenderuar të gjithë qytetarët e Elbasanit që dolën për të votuar. Ai falenderon sidomos ata që e votuan, por edhe vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e afërt gjatë fushatës zgjedhore. “Ndamë këtë rrugëtim të vështirë, vijon Boçi, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.