Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dalë me një listë kërkesash për Kosovën, për realizimin e të cilave ai tha para popullit të tij se do të lobojë ndërkombëtarisht. Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.