Policia e Lushnjes ka proceduar penalisht pesë persona, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”. Këta persona akuzohen se gjatë gjatë së premtes kur u zhvillua protesta e fermerëve në rreth-rrotullimin e Plugut, në hyrje të qytetit të Lushnjes, bllokuan rugën për 15 minuta, duke bërë kështu që të krijohej një fluks trafiku nga automjetet.