Në Novi Sad të serbisë, prej pesë ditësh po mbahet e bllokuar Gjykata e Lartë, në shenjë proteste për ndalimin e gjashtë aktivistëve dhe studentëve që ndodhen në paraburgim prej më shumë se dy muajsh, nën akuzat për përpjekje për të rrëzuar rendit kushtetues. Bllokada nisi më 15 maj, me thirrjen e studentëve, pasi gjykata mori vendim për zgjatjen e paraburgimit aktivistëve dhe studentëve. Studentët, bashkë me qytetarë dhe aktivistë, qëndruan para gjykatës edhe gjatë fundjavës.