Aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër është bllokuar përkohësisht në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Një masiv shtufor ra në rrugë paraditen e së martës, duke shkaktuar bllokimin e rrugës. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata pritjeje tek automjetet në të dy anët e rrugës. Autoritetet kanë ndërhyrë me ekskavator, duke liruar qarkullimin.