Një anije cisternë u bllokua në kanalin egjiptian të Suezit mbrëmjen e të mërkurës, duke kthyer frikën se bllokimi dramatik i vitit të kaluar i trajektores detare globale, mund të përsëritej. Affinity V ngeci në rërë në kanalin e suezit rreth orës 19.15 minuta – thanë burimet për AFP, duke shtuar se trafiku ujor u rikthye pas një periudhe të shkurtër kohe. Incidenti u shkaktua nga një defekt teknik që rezultoi në humbjen e kontrollit të anijes, sipas autoritetit të kanalit të suezit, që tha se cisterna 64 mijë tonëshe ishte zhbllokuar me sukses...