Rruga nacionale Kallpaq - Janinë, është bllokuar sërish për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët grekë. Policia kufitare greke ka njoftuar se lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë dhe autobuzë, nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë segment rrugor.