Në Kosovë pritet të rikthehen tarifat e vjetra të energjisë elektrike, pasi Gjykata e Apelit pezulloi vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja. Apeli vendosi mes të tjerash se rritja e cmimit të energjisë ishte e pabazuar. Fillimisht ishte Gjykata Themelore në Prishtinë ajo kishte marrë vendimin për pezullimin e vendimit të për shtrenjtimin e energjisë, por pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës edhe në muajin prill janë faturuar me çmimet e reja më të larta.