Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi bllokimin e një sasie prej 1 toni mjaltë. Produkti është bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Mjalti po procesohej për t’u importuar nga Greqia për në Shqipëri, ndërsa gjatë procedurave autoritetet shqiptare thanë se vunë re mungesë dokumentacioni.