Zëvendëspresidentja e argjentinës ka shpëtuar për fije në një përpjekje për ta vrarë atë pasi arma e autorit u bllokua ndërsa ai ia drejtoi asaj. Cristina Fernandez de Kirchner, po përshëndeste mbështetësit jashtë shtëpisë së saj, kur një burrë doli nga turma dhe i drejtoi një armë asaj në fytyrë. Presidenti Alberto Fernandez tha se arma ishte e mbushur me pesë plumba por kishte dështuar të qëllonte kur autori tërhoqi këmbëzën.