Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania njoftuan të premten se do të bllokonin pasuritë e Presidentit Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, në një akt të paprecedentë për të detyruar Putin të ndërpresë sulmin ndaj Ukrainës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki la të kuptohet se sanksionet amerikane nënkuptojnë edhe ndalimin e udhëtimit të tyre në Shtetet e Bashkuara.