Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim dhe koordinim me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cënojnë pronësinë intelektuale për markat. Mallrat u përkasin markave të njohura dhe bllokimi u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale. Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi i mallrave u realizua në kuadër të angazhimit për garantimin e barazisë në tregëtinë e lirë dhe zbatimin e ligjit. Autoritetet njoftojnë se po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastet.