Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, për të parandaluar incidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Nga Vlora në Sarandë janë bllokuar 12 mjete lundruese, 7 Jet Ski, 2 anije turistike, 2 skafe dhe 1 gomone. Shkeljet e konstatuara janë lundrim jashtë zonës së përcaktuar, ushtrimi i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.