Reshjet e shiut gjatë ditës së diel dhe natës së kaluar kanë bërë që uji të dalë nga shtrati i "Zallit të Thatë" duke vërshuar në rrugën që lidh dy fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj të njësisë Fushë Bulqizë. Në mëngjesin e kësaj të hëne banorët e zonës kanë ngelur të bllokuar për rreth 3 orë deri sa është bërë ndërhyrja nga nga e Bashkisë.