Ashpërsimi i luftës ndaj trafikantëve të drogës nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po orienton grupet e strukturuara kriminale amerikano-latine drejt tregut europian. Ky është alarmi që ka lëshuar Europol në një raport periodik të publikuar të publikuar së fundmi, ku thotë se trafiku dhe konsumi i kokainës në Europë ka arritur në rekorde historike, teksa trafikantët po përdorin gjithnjë e më shumë rrugë komplekse të futjes së drogës në kontinentin e vjetër. Europol sjell si shembull ilustrues një operacion të përbashkët me autoritetet në Ekuador, Gjermani, Spanjë, Portugali dhe Britaninë e Madhe, që çoi në 36 persona të arrestuar dhe 73 tonë kokainë të sekuestruar në harkun kohor të 8 muajve mes viteve 2024 dhe 2025.