Bllokimi i letrës së 27 vendeve anëtare për hapjen e kapitujve të anëtarësimit nga Athina, konsiderohet joserioze nga ana e kryeministrit Edi Rama. Teksa shkak për bllokimin e procesit po bëhet arrestimi i Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve dhe moslejimi i betimit të tij si kryebashkiak, në një intervistë për “France24”, në emisionin “Këtu Europë”, Rama vlerësoi se kjo çështje i përket vetëm drejtësisë shqiptare.