Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka paralajmëruar rrezik të shtuar për Ukrainën, nëse paketa financiare e ndihmës së radhës për Kievin zyrtar nuk do të miratohet nga Kongresi. Ndërsa ukrainasit varrosin viktimat dhe shënojnë përvjetorin e dytë të fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë, Presidenti amerikan Joe Biden bëri një paralajmërim për ligjvënësit amerikanë. “Pasojat e mosveprimit janë të rënda për Ukrainën”, tha ai.