Ish-kryeministri Sali Berisha në një mbledhje me deputetët mbështetës të tij e konsideroi lajm të keq për bujqësinë vendimin e Komisionit Europian për pezullimin e fondeve për vendin tonë, por lajm të mirë për Shqipërinë se KE po heton shkeljet e parregullsitë. Gjatë fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje këtij institucioni të kontrollojë edhe financime të tjera të mëdha, si Bypass-i i Vlorës.