Një grup studentësh të Universitetit të Mjekësisë shprehen të pakënaqur me projektligjin e Ministrisë së Arsimit në lidhje me afatet e përcaktuara për punësimin e detyruar në institucionet shëndetësore publike në vend pas diplomimit. Studentët thonë se janë njohur me projektligjin përmes mediave. Ata deklarojnë se janë shpërfilluar për të dytën herë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe paralajmërojnë se do të ndjekin sërish rrugët ligjore për të kundërshtuar këto afate.