Serbët bllokuan pjesërisht pasditen e kësaj të premteje rrugët ëq të çojnë drejt tre pikave kufitare me Kosovën. Përfaqësues. në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ata bllokuan akset rrugore në Jarinë, Merdarë e Bërnjak. Rasha Rojeviq, kryetar i Shoqatës së Qytetarëve të Mitrovicës së Kosovës – njërën nga tetë shoqatat që kanë organizuar bllokadat, tha se udhëtarët e automjeteve me dokumente “vetëm kosovare nuk do të lejohen të kalojnë", si përgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë javën e kaluar.