Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Kështu raporton Departamenti Amerikan i Shtetit, që thekson se në veçanti, dy diplomatët diskutuan për samitin e NATO-s në Vilnius, i cili do të zhvillohet javën e ardhshme. Blinken theksoi rëndësinë e unitetit të Aleancës Euro-Atlantike në një kohë kaq kritike dhe i bëri thirrje Turqisë të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO.