Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt. Lajmin e transmetuar më herët nga Top Channel, e ka konfirmuar edhe zyrtarisht Departamenti Amerikan i Shtetit, që ka dhënë edhe detaje mbi udhëtimin e Blinken. Kështu Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të zbarkojë në Tiranë më 14 shkurt, për t’u takuar me drejtues të lartë të shtetit shqiptar.