Vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë e ka përshëndetur edhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku shprehet se vizita e sekretarit Blinken është një shenjë e qartë e bashkëpunimit që është forcuar mes dy vendeve. Sipas deputetes demokrate, mbështetja e SHBA në këto momente, të cilat i quan kritike për vendin është e rëndësishme dhe e domosdoshme. Jorida Tabaku shprehet se vendi ynë nuk ka pasur mbështetës më të rëndësishëm dhe partnerë më strategjikë dhe të fortë që prej kohës së pavarësisë se sa SHBA.