Avioni i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken u ul në Rinas pak pas orës 10:00, për të nisur vizitën zyrtare disaorëshe në Tiranë. Blinken u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, Ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Ëisner. Kjo është vizita e parë i Sekretarit të Shtetit në Shqipëri, ku do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.