Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se vizita që do të zhvillojë në Lindjen e Mesme ka disa qëllime, përfshirë arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve. Kjo vizitë, sipas tij, do të jetë “për të diskutuar arkitekturën e duhur për një paqe të qëndrueshme rajonale”.